-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Apeli i Alibeajt? Kaso: Lëreni qejfin, kjo është e vërteta që tha sot gjykata

Kryesoret

Përfaqësuesi ligjor i grupit të Rithemelimit, Ivi Kaso reagoi pas njoftimit të gjykatës se Apeli ka pranuar kërkesën e Enkelejd Alibeajt, i cili ankimoi vendimin e 25 shkurtit, që i dha vulën e PD-së, Sali Berishës.

Kaso në një postim në Facebook shkruan se akoma nuk ka asnjë vendim dhe se njoftimi i sotëm nga gjykata vetëm sqaron se ende është në pritje të vendimit, nëse ky është ankim sipas ligjit apo sipas qejfit të disave.

“Për të gjithë ata që janë shqetësuar nga njoftimi i sotëm i Gjykatës së Tiranës, sqaroj se nuk është pranuar asnjë ankim ndaj vendimit që njeh Kuvendin dhe Statutin e 11 Dhjetorit! 

Njoftimi i sotëm i gjykatës vetëm SQARON se ky ende ështe në pritje të vendimit, nqse ky është ankim sipas ligjit apo sipas qejfit të disave!

NUK ËSHTË PRANUAR PËR SHQYRTIM ENDE ASNJË ANKIM. Praktikisht askush s’ka vendosur akoma nëse vendimi i 25 Marsit ka ankim apo jo.

Përpjekja nëpërmjet marifeteve proceduriale apo zvarritjeve, nga ata që refuzuan t’i shihnin firmat  e delegateve të Kuvendit te Demokratëve si në seli ashtu edhe në gjykatë, nuk mund të pengojë çertifikimin ligjor të vullnetit të tyre” shkruan Kaso.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit