-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha nuk tërhiqet nga lufta me SHBA dhe sfidon Ramën: Jam i pëlqyeri i socialistëve

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk tërhiqet nga përplasja me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

I pyetur sot se cfarë mendon për qëndrimin e zyrtarit të lartë të DASH-it, Gabriel Escobar, që u shpreh i tronditur nga sulmet e tij kundër ambasadores, Sali Berisha tha se Yuri Kim e respekton si ambasadore, por jo si guvernatore.

“Mund tu garantoj se e kam shumë të qartë dhe kam respektin më të madh për ambasadoren kur ajo vepron në përputhje me përfaqësimin e Presidentit Joe Biden, sikundër s’mund të pajtohem kurrë me qëndrimet e saj kur vepron si guvernatore.

Cilido të veprojë pavarësisht kë përfaqëson si guvernnator e në kundërshtim me konventën e Vjenës unë do e kundërshtoj e do e denoncoj.

Nuk mund të pajtohem me qëndrimet e gurvenatores dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme për qeverinë e Edi Ramës. Shqiptarët duhet të jenë partnerë me SHBA po sovranë si njerëz të lirë që vendosin me votën e tyre të lirë” tha ai.

Për Kongresin e PS-së nesër tha se “E pagëzuan dje, kongresi i hashashit, nuk ka më bukur”.

Kryeministrin Edi Rama e sfidoi. “Mos harron ta pyesni për inceneratorët se do të ikë me vrap jashtë. E patë mbrëmë si u ngrit.

Mos i përmendni emrin tim, se ky emër ka filluar t’i kallë datën. Ai e di që unë jam i pëlqyer edhe nga socialistët e thjeshtë. Ai do të ketë shumë probleme serioze me PD-në” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit