Nesër do të jetë dita e socialistëve. Partia në pushtet prej tre mandatesh do të zhvillojë kongresin e radhës që ka në fokus “nxehjen” përpara zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm.
Kongresi do të jetë i ndarë në dy faza. Pjesa e parë do të jetë me diskutime me grupet e interesit jashtë pallatit të Kongreseve.
Tryezat, që i ngjajnë një “banketi” po bëhen gati përpara pallatit të Kongreseve dhe sheshin “Nënë Tereza”.
Më pas do të jetë faza e dytë që do të zhvillohet brenda ambienteve, ku gjithcka është gati. Në fokus do të jenë ndryshimet në statut.
Një nga risitë është sekretari ekzekutiv që do të ketë partia në cdo degë, por edhe shkarkimi i 61 kryetarëve të degëve të partisë.
Në kongres me interes pritet fjala e kryeministrit Edi Rama dhe nëse do të ketë ndryshime në qeveri.