Kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin duke i hedhur benzinë makinave, që u dogjën ditën e djeshme në Vlorë. Targeti i sulmit ka qenë një makinë “Benz”, 400 m nga fugoni.
Personi që i ka vendosur flakën gjatë gjithë rrugës ka qenë i pa maskuar, ndërsa në momentin që ka parë kamerat e sigurisë ka vendosur kapuçin.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe identifikimin e autorit.
Ngjarja
Dy automjete janë shkrumbuar nga flakët në Vlorë. Ngjarja u regjistrua në lagjen Karabash,Vlorë.
Janë djegur një furgon me targa greke në pronësi të Viktor Koretës dhe një automjeti tip ‘Benz’ me targa AA 051 AU në pronësi të Beniard Çobos, të cilët kanë qenë në parkuar në momentin që kanë shpërthyer në flakë. Dyshohet se mjetet janë spërkatur me lëndë djegëse.