SPAK firmos një tjetër urdhër arrest për një tjetër të dyshuar për vrasjen e Behar Sofisë. Jemin Sheraj, dyshohet si urdhërues i krimit të rëndë. Policia ende nuk e ka gjetur. “BalkanWeb” raporton se i dyshuari shfaqet në kamerat e sigurisë në një tavolinë me të arrestuarin tjetër Skënder Vathi.
Vrasja e Behar Sofisë u zbulua pasi autori i dyshuar Ernejt Shyti hoqi rrobat që përdori në vrasje dhe i fshehu në afërsi të liqenit.
Pasi u arrestua në Mal të Zi Shyti vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë. 66-vjeçari Behar Sofia u vra më 25 shkurt 2021 në mes të Tiranës, teksa pati disa të arrestuar.