-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërkesa zyrtare e Fidel Yllit: Të rihapen bastet sportive

Kryesoret

Tashmë është zyrtare. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar kërkoi rihapjen e basteve sportive. Kreu i këtij institucioni, Fidel Ylli shpjegoi arsyet se përse sipas tij duhet të rihapen bastet.

“Buxheti i miratuar nga qeveria mjeranë. Janë ankuar te gjitha federatat. Buxheti për 25 federata është 700 milionë lekë. Na është premtuar qe do behet një akt normativ për ta çuar buxhetin ku ka qenë. Nuk mund të vazhdojmë me këtë buxhet.

Nuk e justifikon as pandemia dhe as lufta. Duhen gjetur forma siç ka gjithë bota. Një mënyrë janë kompanitë e basteve. Ne duam ti japim mundësi qeverisë që kompanitë ti komandojë qeveria pasi sjellin te ardhura për sportin e qeverinë. Duhen formalizuar për të sjellë të ardhura.

Këto para duhen kontrolluar nga shteti dhe më pas ti investojmë në përmirësimin e kushteve.

Janë me miliona euro që qarkullojnë nga individë të pa kontrolluar. Nuk duhet të pastrohen para të pista. Nuk mund të heshtim për buxhetet mjeranë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit