“Tirana është me Ukrainën”, tha në një video mesazh kryetari i Bashkisë së Kievit Vitali Klitschko në një lidhje të drejtpërdrejtë në skype.
“Të dashur shqiptarë, e vlerësojmë dhe ju falënderojmë shumë për ndihmën dhe mbështetjen tuaj. Ne po shikojmë se kush janë miqtë e Ukrainës dhe nuk do i harrojmë kurrë. Ne duam të ndalojmë këtë luftë të pakuptimtë në Ukrainë. E çmojmë shumë mbështetjen tuaj, ju përshëndesim nga Kievi”, tha ai.