-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Legalizimi? Berisha flet si mjek: Kanabisi dëmton zemrën dhe të “luan” trurin

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha është kundër legalizimit të kanabisit mjekësor. Një ditë pasi qeveria shpalli nismën, lideri historik i demokratëve që ka marrë “frenat” e PD-së doli në një konferencë për mediat duke folur mbi të gjitha, sot si mjek për efektet negative të kanabisit.

“Unë në formimin tim si mjek, por edhe si politikan kam lexuar gjerësisht për kanabisin. Jam i vetëdijshëm se vaji i kanabisit, apo nënprodukte të tjera përdoren për lehtësimin e disa rrethanave, ankthit, dhimbjeve dhe të tjerave.

Në këtë kontekst, të dhëna nga mjeku nuk kam ndonjë kundërshtim, por studime të gjëra, të gjëra, kanë faktuar se kanabisi krijon probleme serioze strukturore dhe në procese të trurit.

Kanë faktuar se shumëfishon shfaqen e formave, psikozave më të rënda, se jep ndryshime strukturore në trurin e përdoruesve. Është i dëmshëm për zemrën dhe qarkullimin e gjakut. Kanabisi ka të paktën mbi 50 lëndë kimike” tha ai.

“Legalizimi i kanabisit dëmton procesin e negociatave. Mesazhi që u dërgon fqinjëve dhe partnerëve është se po legalizoj kanabisin, Italia shpenzon qindra dhe miliarda euro për mbrojtjen e bregut.

Kjo është licencë për cdo familje shqiptare që tundohet nga lakmia për të mbjellë kanabis. Unë e kuptoj që licencat do ia japë klientelës, por kjo do të masivizojë totalisht dhe mos u çudisni se aty ku sot ka plantacione me vreshta të mbillet kanabis, sikur kanë filluar me djegur pyjet.

Kanabis dhe ky vendim e bën Shqipërinë një vend problematik për sigurinë e rajonit. Unë u bëj thirrje shqiptarëve që të kundërshtojnë dhe të mos mbështesin një politikë shkatërrimtare. Do shohim drogim masiv të të rinjve dhe popullatës” tha më tej ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit