Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës do të protestojë sot, në orën 11:30, për të kërkuar shtesat prej 100 euro për çdo të punësuar deri në miratimin e Ligjit për pagat, zbatimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore si dhe ndryshim e Ligjit për Skemat Sociale.
Protesta do të nis nga Biblioteka Kombëtare për të vazhduar deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës.
“Miratimi i Ligjit të Pagave sa më shpejt që është e mundur dhe fillimi i zbatimit të tij e deri në fillim të zbatimit rritja e pagave për 100 euro për të gjithë të punësuarit që marrin paga nga buxheti i Kosovës”, thuhet në njoftim.