Një media ruse ka publikuar disa pamje ku shfaqen disa persona të veshur si ushtarë, me një manekinë në dorë, duke pretenduar se Ukraina po përdor këtë mënyrë për të inskenuar vdekjet e civilëve.
Por ky pretendim është hedhur menjëherë poshtë, pasi rezulton se këto janë pamjet e xhirimeve të një emisioni në Rusi.
Media Rossiya 24 ka publikuar një video ku shfaqen dy persona të veshur si ushtarë, të cilët lëvizin një manekinë. Një prej gazetarëve të kësaj medie, pretendoi se kjo është një video nga Ukraina, ku autoritetet inskenojnë vdekjet e qytetarëve civilë.
BBC ka kontaktuar me drejtoreshën e këtij televizioni, Nadezhda Kolobayeva, i cili më pas hodhi poshtë këto pretendime duke u shprehur se nuk janë pamje nga Ukraina.
Ajo tha se janë pjesë e një seti xhirimesh dhe janë regjistruar në 20 mars në zonën e Vsevolozhsk në lindje të St Petersburgut.