-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla plan me 5 pika, shigjeton Berishën: Sulme pa moral kundër SHBA-së

Kryesoret

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS-së e vendosi theksin në pesë pika kryesore.

“Konteksti kërkon një zgjim të BE-së nga përgjumja. BE duhet t’i kthejë këtij procesi besimin. Ne nuk e humbim besimin. Reformat që kemi ndërmarrë i shërbejnë Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Si kryetar i grupit në kuvend, do të doja të thosha pesë gjëra të rëndësishme, që cdo socialist i mendon; e para sfida jonë lidhet me procesin legjislativ, që kërkon një ndryshim rrënjësor. Ne duhet të ndërmarrim një reformë të thellë të përfshirjes së qytetarëve në legjislativ. Ne nuk duhet të komunikojmë vetëm muajin e zgjedhjeve.

Sfida e dytë është shumë e vjetër; marrëdhënia e të zgjedhurve me zgjedhësit, si marrëdhënie e detyrueshme, jo njëherë në katër vite, por si llogaridhënie dhe pjesëmarrje, kjo kërkon një rikonceptim dhe fuqizim të rolit të deputetëve. Sfida e tretë është marrëdhënia me kundërshtarët politikë.

Opozita është në një situatë tejet të vështirë. Nuk duhet ta shikojmë këtë, si gjendje dëshpëruese, por si kurth që mund të biem brenda. Dua ta them, ne do ta fitojmë mandatin e katërt, jo sepse kemi kundërshtarin e dobët, por sepse do ta meritojmë. Dukuria e re brenda opozitës, anti-amerikanizëm.

Sulme të pamoralshme ndaj sekretarit të shtetit dhe ambasadores, që bëhen nga një pjesë e kalbur e opozitës dhe kalemxhinjtë e paguar. E katërta është raporti i kuvendit me shqiptarët që jetojnë në trojet etnike dhe diasporë. Dhe në fund sfida, e pestë, roli i deputetëve brenda partisë sontë. Ata që votuan nuk duhen harruar” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit