Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet ne njoftimin e ministrise.
SITUATA NE 24 ORE
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1088 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 55 qytetarë, në këto bashki:
22 në Tiranë, 9 në Fier, 3 në Patos, nga 2 qytetarë në Korçë, Konispol, Sarandë, Vlorë, Mallakastër, nga 1 qytetar në Shkodër, Kukës, Vorë, Roskovec, Finiq, Gjirokastër, Tepelenë, Maliq, Elbasan, Gramsh, Lushnje.
Janë 382 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 11 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.
Janë shëruar 45 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,317 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (09 Prill 2022)
Raste të reja ditore 55
Të shëruar në 24 orë 45
Të shtruar në spitale 11
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1088
Testime totale 1,786,279
Raste pozitive 274,191
Raste të shëruara 270,317
Raste Aktive 382
Humbje jete 3,492
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 219
Fier 44
Vlorë 39
Elbasan 21
Korçë 17
Berat 13
Durrës 9
Shkodër 8
Gjirokastër 6
Kukës 3
Lezhë 3