Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në intervistën e tij për RTV21 theksoi se regjistrimi i fundit i popullsisë, u politizua shumë.
“Regjistrimi është politizuar tepër, është etnizuar tepër. E kontestojnë të gjithë etnitë, por regjistrimi është organizuar nga institucionet shtetërore, regjistrimi është monitoruar dhe ndihmuar nga Eurostati, nga specialistë të statistikave të OKB-së, nga institucione të statistikave që kanë qenë të konsulltuara për këtë proces”, u shpeh ndër tjerash Ahmeti.