Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia për llogari të Italisë. Në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Grand Tour” u kap në Tiranë Stivi Filolli, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë, pjesë e grupit të Ergys Dashit të vrarë pak muaj më parë në Ekuador.
Operacioni policor i koduar “Grand Tour” u zhvillua në disa shtete, në kuadër një hetimi të nisur nga Njësia Hetimore e Karabinierëve të Torinos, Itali, kundër një grupi të organizuar kriminal që deri në janar drejtohej nga Dashi.
Ky operacion është finalizimi i një hetimi të nisur nga Njësia Hetimore e Karabinierëve të Torinos, Itali, kundër këtij grupi të organizuar kriminal, me aktivitet në disa shtete të ndryshme. Hetimet janë koordinuar nga zyra e Prokurorit Publik të Drejtorisë Antimafia, autoritetet sllovene dhe EUROJUST.