Sot partia Socialiste zhvilloi Kongresin. Eventi ishte i ndarë në dy faza. Pjesa e parë në disa panele diskutimi paradite jashtë ambienteve të pallatit të kongreseve, pra në sheshin “Nënë Tereza”, “Italia” dhe në bulevard, ku dielli “përvëloi” socialistët, ndërsa më pas u futën brenda për të dëgjuar fjalën e kryeministrit Edi Rama.
Në pjesën e parë spikati më shumë kritika e Erion Braçes për qeverinë lidhur me sektorin e bujqësisë. Më poshtë po ju sjellim një fotogaleri me momentet më pikante të kongresit socialist.