Në muajt e fundit janë arrestuar dhe dënuar ish-ministra, zv/ ministra, deputetë dhe kryetarë bashkie të kësaj shumice qeverisëse.
Kryeministri Edi Rama u tha sot në sy socialistëve, ministrave, deputetëve dhe kryetarëve të bashkive se nëse u merr koka erë dhe kapen në shkelje nuk do t’i mbrojë, por do i çojë vetë në derën e SPAK-ut.
“Më thonë a je përgjegjës përse zgjodhe këtë apo atë? A thua se fajin e ka ai që të jep besimin dhe jo ai që e shkel besimin e dhënë. Përgjegjësia është individuale dhe jo kolektive. Një familje nuk mban përgjegjësi kur një pjesëtar e humbet “pinin”, kur i thonë fjalës.
Atyre ju falet, se janë të vegjël, janë mediokër, janë pa…dhe në fund të fundit nuk kanë asnjë gjë në dorë. Ndërsa ne jemi të mëdhenj, ne jemi partia Socialiste e Shqipërisë.
Më thonë përse po “ha” vetëm nga ju “sharra” e SPAK-ut?
Këtu nuk di cfarë të them për sharrën e tyre, por për sharrën tonë, ne nuk e kemi kapur drejtësinë. Unë as nuk kam bërë shaka kur kam thënë duam një drejtësi të drejtë në këtë vend, pasi ky vend nuk është i yni, por fëmijëve tanë.
Dhe as bëj shaka kur ju them juve, kush shkel në dërrasë të kalbur në këtë familje, të shkojë të marrë avokat. Kjo parti nuk jep shërbime avokatie për asnjë ministër, deputet, apo kryetar bashkie. Dëgjoj që thonë, ky i gjati nuk të mban, të lëshon. E thonë apo jo?
Nuk i mbron njerëzit e vet. Dëgjoni këtu. Unë nuk lëshoj askënd në këtë familje që bëhet shënjestër e përbashkëta, i vë gjoksin, fytyrën, zërin në dispozicion dhe i dal unë përpara baltës që hidhet drejt kujdo që është pjesëtar kur është fjala për punë.
Unë jo vetëm që nuk mbaj dhe mbroj dhe asnjë që besimin e marrë nga zgjedhësit dhe kjo familje e përdor për t’i ngrënë pas shpine, edhe zgjedhësit, edhe familjen politike edhe mua. Borxhin nuk ja kam askujt kur i merr koka erë.
Në Sharrë nuk ka karta krediti, në botën tjetër, më mirë përgatituni të shkoni si unë dikur në plazh, kështu që edhe kostumet lëruani djemëve. Nuk më kanë zgjedhur për të mbajtur nën sqetull.
Të gjatin nuk e beson njeri kur thotë se ma bënë pas krahëve. Kjo është e vërtetë. Kush e beson, dukesh edhe si hajvan, dy metra, i kalojnë këtu. Mos më çudisni kur të më shikoni mua ndonjë ditë te dera e SPAK-ut me ndonjë për veshi nga këta që duan ti mbroj unë” tha Rama.