Në orën 12:15 minuta nisi pjesa e dytë e kongresit të PS-së brenda pallatit të Kongreseve. Kongresi nisi me himnin e Shqipërisë dhe të Ukrainës si shenjë solidarizimi me popullin ukrainas. Krah kryeministrit Edi Rama u shfaqën disa “xhaketa të vjetra” socialiste, si Gramoz Ruçi, por lideri historik i socialistëve, Fatos Nano nuk ishte i pranishëm. Nuk dihet nëse ishte ftuar.