Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kongresin e PS-së se nuk ndjen keqardhje për situatën brenda Partisë Demokratike. Rama tha se ajo parti duhet të “kishte shkuar në djall” kohë më parë, ndërsa Sali Berishën sërish e cilësoi të “vdekur”.
Edi Rama: Ditmiri tha me të drejtë që nuk është e thënë që të jemi ndarë dhe të mos jemi bashkë, gjërat që na ndajnë janë shumë më të vogla që na bashkojnë, me detyrim përcaktim. Dhe kemi mësuar se ne ja dalim. Nuk kam ndërmend të vajtoj inekzistencën e kundërshtarit.
Nuk kam asnjë keqardhje, po e them këtu mes nesh se nuk na del fjala. Kam zero keqardhje. Ajo forcë kush të kishte shkuar në djall shumë kohë më parë, që sot Shqipëria të kishte një opozitë serioze.
Dhe përsa kohë do të jetë aty Shqipëria nuk ka për ta pasur një opozitë serioze. Shqipërinë pa PD-në e shikoj pa asnjë problem, por përfytyroni pa PS-në?” tha ai.