Presidenti Ilir Meta në deklaratë për mediat këtë të shtunë akuzoi qeverinë se po e shfrytëzon luftën në Ukraine për të rritur çmimet.
Ai tha se nuk është faji i Presidentit që në Ukrainë ka luftë, por çmimet nuk rriten, ndërsa në Shqipëri po fluturojnë.
Nuk është Presidenti ai që u ka thënë atyre që shkatërroni sigurinë energjetike të Shqipërisë! Që shiteni lirë fare energjinë dhe blijini më 7 fish. Dhe fitoni 2-herë. Në Ukrainë bëhet luftë dhe nuk rriten çmimet. Nuk është presidenti fajtor, përkundrazi u ka thënë rritni rrogat dhe pensionet. Prandaj duhet të shpiket një fajtor për mos arritjet dhe ai është presidenti i Republikës dhe duan t’i japin popullit një president të mirë. Dhe kanë frikë t’ia japin popullit ta zgjedhë pasi populli mund të gabojë”, tha Meta.