Tre raste të falsifikimit të parave janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Dy kartëmonedha 100 euroshe janë depozituar në dy banka të Prishtinës. Rastet në Polici i kanë raportuar zyrtaret e bankave.
Kartëmonedhat janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtejshme hetimore.
Rasti tjetër i falsifikimit është raportuar në Mitrovicë, një burrë ka raportuar se derisa kishte kryer një porosi nga një klient kishte marrë një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.
Të tre rastet janë duke u hetuar.