-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e vëllezërve në Mitrovicë, si ranë autorët në duart e policisë pas një viti

Kryesoret

Fitim Vatovci, 29-vjeçar është vetëdorëzuar dje në Policinë e Kosovës, pasi që nga viti i kaluar ishte në kërkim si i dyshuar për vrasjen e një personi në rrugën “Evlia Qelebia”, në Mitrovicë. Por çfarë ndodhi natën e 10 korrikut në Mitrovicë, ku vdiq një person dhe u plagos një tjetër.

Një vrasje e rëndë e kishte tronditur natën e 10 korrikut, Mitrovicën e Jugut. Në rrugën “Evlia Qelebia”, atë natë u vra D.S., 49 -vjeçar, si dhe u plagos vëllai i tij,  J.S., 51-vjeçar. Që nga ajo natë dy persona ishin në kërkim nga policia. Bëhet fjalë për Fitim Vatovcin që u vetëdorëzua sot në polici dhe Adrian Beqiri i cili ra në duar e policisë në shkurt të këtij viti.

Të dy po dyshohetn për vrasje të rëndë dhe plagosje.

Por si ndodhi përplasja e dy vëllezërve me të dyshuarit? Sipas hetimeve fillestare vrasja dhe plagosja në Mitrovicë dyshohet se ndodhi pas një mosmarrëveshje në mes të të dyshuarve dhe viktimës. Për rastin kishte raportuar nga vendi i ngjarjes edhe Televizioni 7. Familja asokohe nuk pranoi të deklarohet rreth rastit. Ndërkaq nga Emergjenca e Mitrovicë se i ndjeri kishte arritur pa shenja jete. Për rastin patri dhënë detaje edhe policia e Kosovës. Sipas policisë, në vendin e ngjarjes ishin gjetur katër gëzhoja dhe një predhë e plumbit.

“Rreth orës 02:00, nga autoritetet spitalore është raportuar se njëri nga të plagosurit, viktima D. S., 49 vjeçar, si pasojë e plagëve ka vdekur, ndërsa i  plagosuri tjetër viktima  J. S., 52 vjeçar, mbetet  në tretman të mëtejmë mjekësor.  Pas  ekzaminimeve të kryera në vendin  e ngjarjes, hetuesit e krim-teknikës si prova materiale kanë gjetur katër (4) gëzhoja dhe një predhë të plumbit si dëshmi  materiale që ndërlidhen me rastin.  Nga  hetimet e deritanishme dhe dyshimet e ngritura, dy persona të dyshuar janë  në kërkim policor identiteti i të cilëve tashmë është i njohur për policinë”, thuhej në njoftimin e policisë. /Express/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit