-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori bullgar: Përkrahje pa kushte për integrimin e Shqipërisë në BE

Kryesoret

Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, Momtchil Raytchevski nga takimi në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë deklaroi se Bullgaria ka ofruar përkrahjen pa kushte për integrimin e Shqipërisë në BE, ndërsa me Maqedoninë e Veriut janë në bisedime intensive.

“Presidenti Meta sapo mbylli vizitë zyrtare në Sofje ku presidenti Bullgar nënvizoi përkrahjen pa kushte të Bullgarisë për integrimin e Republikës së Shqipërisë, por me Maqedoninë e Veriut jemi në një periudhë të bisedimeve shumë intensive”.

Raytchevski ravijëzoi se qeveria e re bullgare krijoi 10 grupe pune të cilët punojnë për një interes të përbashkët dhe ku shumë shpejt mund të arrijnë në rezultate konkrete.

Sipas tij, Shqipëria ka bërë punën e vet për t’u bërë pjesë e BE-së.

“Bullgaria ka qenë dhe do të mbetet një nga mbështetësit më aktivë të zgjerimit evropian. Unë mendoj që BE tashmë po bën shumë, mendoj më me rëndësi aktualisht është përqendrimi i të gjithëve në përfundimin e luftës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit