Policia ka arritur të vërë në pranga 35 vjeçari me origjinë nga Vlora, Aldo Tushaj, i cili ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për trafikim lëndësh narkotike.
Në dhjetor të viti të kaluar, ai së bashku me 2 shok të tjetër, Sokol Beqiraj, 29 vjeç, banues në Vlorë dhe Alban Velo, 34 vjeç, banues në Bishan, Vlorë u kapën duke transportuar drogë me një mjet tip Ford. Aso kohe policia arriti të sekusestronte 30 kg kanabis sativa në fshatin Bishan.
Njoftimi i policisë
Vijon operacioni policor i koduar “FIVE”.
Operacioni nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, nën drejtimin e SPAK-ut.
Kapet në Vlorë, një prej të kërkuarve në kuadër të këtij operacioni.
Specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë bënë kapjen e shtetasit në kërkim Aldo Kasandri Tuashaj, 35 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ”SPAK”, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Materialet u referuan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme.