-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti për Forumin e Delphit: Diskutuam për Ukrainën e Ballkanin Perëndimor

Kryesoret

Kryeministri, Albin Kurti ka folur pas takimeve dhe diskutimeve që kishte në Greqi.

Kurti ka thënë se siguria në Evropë dhe në rajon pas pushtimit dhe agresionit të Federatës Ruse në Ukrainë, si dhe intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, mbizotëruan temat e takimeve që kishte gjatë tri ditëve të Forumit Ekonomik, në qytetin antik Delfi, në Greqi.

Kryeministri ka shkruar në ”Facebook” se në ditën e parë të Forumit u takua me kryetarin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq si dhe me Kryeshefin Ekzekutiv të Forumit Ndërkombëtar të Fondeve Sovrane të Pasurisë (IFSWF), Duncan Bonfield.

Në ditën e dytë u takua me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, me zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe me Kryeshefin Ekzekutiv të Copelouzos Group, Christos Copelouzos.

Kurti ka bërë  me dije se ka zhvilluar takime të ndara kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit