Më shumë se 4.5 milionë refugjatë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre për shkak të pushtimit rus.
Komisioneri i Lartë për Refugjatët (UNHCR) ka bërë me dije se përkatësisht janë larguar 4, 503, 954 ukrainas.
Ndërsa çdo ditë numri i qytetarëve që largohen për t’i shpëtuar luftës është në rritje.
Europa nuk ka parë një fluks të tillë refugjatësh që nga Lufta e Dytë Botërore. Sakaq rreth 90 % e tyre që kanë ikur nga Ukraina janë gra dhe fëmijë.
Deri më tani Polonia është vendi me numrin më të lartë të refugjatëve nga Ukraina.