-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pacolli: Nëse Dick Marty kërcënohet nga serbët, është koha të tregojë si e bëri raportin

Kryesoret

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar në lidhje me kërcënimin e ish-raportuesit në Këshillin e Evropës, Dick Marty, nga inteligjenca serbe dhe që më pas të diskreditohet Kosova.

Pacolli ka thënë se është koha që Marty të tregojë se si e ka krijuar raportin e tij ku implikonte anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vrasjen e të burgosurve serbë dhe shqiptarë të Kosovës, si dhe shitjen e organeve të tyre. Mes të akuzuarve është edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Nëse është e vërtetë se Dick Marty po kërcënohet nga inteligjenca serbe, është koha e duhur që ai të tregojë se si e krijoi narrativën e tij të famshme të organeve, për çka z. Hashim Thaçi sot është në paraburgim në Hagë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Bazuar në artikullin e publikuar të premten nga televizioni publik zviceran, media në Kosovë ka raportuar të shtunën se për rreth 16 muaj, Marty është duke u mbrojtur nga policia zvicerane pasi që ka marrë kërcënime nga elementë radikalë të shërbimit inteligjent serb.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit