Mbrëmjen e djeshme një 29-vjecar u plagos me thikë pas një sherri banal në një nga lokalet e qytetit të Sarandës.
I plagosuri, Dino Majko është në gjendje të rëndë ndërsa autori Eniveld Aliaj është shpallur në kërkim nga policia.
37-vjeçari Aliaj është më profesion peshkatar dhe njihej në zonë si person problematik dhe rrezikshmëri të lartë të shoqërore. Mësohet se ai ka qenë disa herë i shoqëruar në polici, muajit e fundit për përfshirje në konflikte të ndryshme
Sherri mes tij dhe 29-vjeçarit ka nisur rreth orës 21:50 jashtë një lokali në lagjen nr.1 në Sarandë e cila ndodhet mbi shëtitoren e qytetit. Më pas ata janë futur në lokal ku konflikti mes tyre është përshkallëzuar në përdorimin e thikës.
Majko është goditur disa herë me thikë nga Aliaj në bark, shpinë, gjoks dhe kofshë. Për fat të mirë ai nuk ka pësuar çarje të enëve të gjakut dhe gjendja e tij deri tani paraqitet e stabilizuar.
Dino Majko ka qenë i përfshirë edhe më parë në konflikte të rënda. Në gusht të vitit 2020 ai është plagosur në lagjen numër 4 në Sarandë pasi u konfliktua me disa persona për motive banale. Dino asokohe bëri një denoncim tek emisioni Fiks Fare. Majko dhe qytetarë të tjerë denonconin një grup personash, efektivë të Policisë së Sarandës që sipas tyre i dhunonin dhe i sulmonin, por askush nuk merrte masa. I dëmtuari Arjan Hoxha ankohej se një punonjës i policisë së burgjeve, Ilmi Limaj, e kishte qëlluar me qytën e pistoletës. Madje, më pas e kishte shtrirë përtokë duke i drejtuar edhe pistoletën.