Dje ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme për Partin Socialiste, pasi u zhvillua kongresi i saj, ku pjesë të diskutimeve ishin dhe zërat kritikë të punës së qeverisë.
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me disa foto të papublikuar nga ngjarja e djeshme.
Rama shkruan se me këto foto i fton të gjithë të prishim gardhet partiake dhe t’i lëmë pas hendeqet politike.
“…Me këtë fotoalbum nga Kongresi ndryshe i Partisë Socialiste, duke ju ftuar të gjithëve të prishim gardhet partiake e t’i lëmë pas hendeqet politike të bashkuar jo të ndarë si shqiptarë, si qytetarë e si njerëz të këtij vendi, ju uroj një të diel të paqtë”, ka shprehur ai.