Një ngjarje e ndodhur gjatë ditë së sotme ka shkaktuar panik tek qytetarët. Vija e bregdetit të Shëngjinit është mbushur me pula të ngordhura.
Kjo situatë bëhet akoma më e rëndë duke menduar gripin e shpendëve që po qarkullon së fundmi në të gjithë vendin tonë. Ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga institucionet përgjegjëse.
Burimet thonë se shpendët mund të jenë hedhur aty ose i ka sjell dallga e detit.
