Një person është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi tentoi të udhëtonte me dokumente të falsifikuara.
I arrestuari sipas policisë është shtetas i Shqipërisë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi ka tentuar të udhëtojë nga aeroporti me dokumente të një shteti tjetër, e të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në qeli