-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi në një mendim me Bashën: Rakipi vodhi zgjedhjet, SHBA të na ndihmojë

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi është shprehur në lidhje me sanksionet e vendosura sot nga SHBA ndaj ish deputetit socialist, Aqif Rakipi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Bardhi ka akuzuar po ashtu si Basha, Rakipin për vjedhjen e votave të 25 prillit, si dhe po ashtu ai ka kërkuar mbështetjen e SHBA-ve për pastrimin e politikës shqiptare.

Për herë të parë SHBA shprehet qartë se krimi i organizuar ka ndikim në politikën shqiptare, duke përdorur para dhe dhunë për të përcjellë mbështetje drejt kandidatëve të preferuar. Zgjedhjet e Prillit 2021, veçanërisht në Elbasan, e provuan këtë dhe përfituesi i drejtpërdrejtë dhe arkitekti i kësaj skeme ishte dhe mbetet Edi Rama. Evidentimi me emër dhe mbiemër nga SHBA i politikanëve të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar është një standard që meriton respekt dhe duhet të vijojë. Vetëm me mbështetjen e SHBA mund të pastrohet politika shqiptare dhe qeverisja t’ju kthehet njerëzve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit