-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga fjalët e Luis Enrique, te interesimi, Armando Broja te Barcelona?

Kryesoret

Armando Broja është ylli i ri i Kombëtares shqiptare të futbollit edhe pse në moshën 20-vjeçare. Ai është në pronësi të Chelsea-t dhe me atë që ka treguar këtë sezon i huazuar te Southampton, e kishte të sigurt rikthimin te “Blutë e Londrës”, por situata ka ndryshuar pas largimit të rusit Abramovich.

Me shumë mundësi, sulmuesi gjigant do të largohet në fund të sezonit nga Southampton, por nuk do të rikthehet në Londër.

Shumë janë skuadrat që interesohen për të, nga Arsenali, Bayern, Milan, ndërsa së fundmi është futur në garë edhe gjiganti katalanas, Barcelona.

Më 26 mars, Armando Broja shkëlqeu në Barcelonë, ku kombëtarja luajti në stadiumin e Espanyol. Edhe pse nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës, futbollisti me origjinë nga Malësia e Madhe ishte kërcënim konstant për mbrojtjen spanjolle. Pas ndeshjes, trajneri i Spanjës, Luis Enrique, nuk e kishte aspak të vështirë të evidentonte mbi të tjerët pikërisht Armando Brojën, duke thënë se ai ishte një kërcenim konstant.

Por nuk është mbyllur këtu, së fundmi, mediat në Spanjë kanë bërë të ditur se përfaqësues të Barcelonës ishin të pranishëm në ndeshjen e Premier League mes Leeds dhe Southampton, në të cilën Broja u aktivizua 89 minuta.

Megjithatë, Armando Broja, për shkak të talentit dhe moshës që ka çmimi i tij është i lartë dhe vështirë se Barcelona do të gjente aq para sa do të tundonin drejtuesit e Chelsea-t. Tashmë na mbetet të presim merkaton e verës për të mësuar të ardhmen e gjigantit kuqezi, i cili pritet të ketë një karrierë të ndritur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit