Shtëpia e ish-oficerëve në Vlorë është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Zjarri është aktivizuar rreth orës 12 dhe ende nuk dihen shkaqet e tij. Mësohet se si fillim ka marr flakë një kolltuk dhe më pas zjarri është përhapur në të gjithë banesën.
Në vend ngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrfikësit të cilët po punojnë për shuarje e flakëve. Deri më tani nuk është raportuar asnjë i lënduar, por ka vetëm dëme materiale.
Banesa ishte braktisur dhe mësohet se aty nuk banonte njeri.