Një shqiptar ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës në Itali si pasojë e një aksidenti. Viktima është Lorenc Beqari 45 vjeç, sipas mediave italiane, biznesmen me origjinë nga Durrësi, por banonte në Ravenna.
Aksidenti ndodhi në Via Ravegnana. Ai po udhëtonte për të takuar të fejuarën e tij. Ende janë të paqarta rrethanat e aksidentit, si doli makina tip “Alfa Romeo” nga rruga duke u përmbysur.
E fejuara Sandra Tampieri ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit për ndarjen nga jeta të 45-vjeçarit shqiptar.
“I dashuri im vdiq në një aksident me makinë teksa po vinte nga Ravenna në Forli. Ai nuk po më përgjigjej në telefon, mora makinën dhe shkova në Ravegnana. Policia kishte bllokuar rrugën dhe unë nuk kisha një parandjenjë të keqe.
Lorenzo im kishte vdekur, njeriu me të cilin kisha jetuar vitin më të bukur të jetës sime, atë që e doja më shumë se veten time.
Kur mësova lajmin, më dërguan në spital dhe shkova takova prindërit e tij sepse për mua do të mbeten familja ime e vërtetë” ka shkruar ndër të tjera Sandra Tampieri.