Kol Nikolla, kryetari i të përndjekurve politikë, është ndaluar në pikën kufitare të Hanit të Hotit.
Mësohet se ai po tentonte të kalonte kufirin për të shkuar drejt Italisë përmes aeroportit të Podgoricës dhe i është komunikuar urdhër-arresti, lëshuar në lidhje me protestën e zhvilluar në muajin mars për çmimet ku u bllokua Rruga Kombit në hyrje të Rrëshenit.
Mësohet se Nikolla është shprehur se nuk kishte asnjë njoftim, madje ka thënë se nuk ka qenë fare në atë protestë.