-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sinjalet që na vijnë nga zgjedhjet në Francë

Kryesoret

Nga Roland Bejko

Në Francë u votua për zgjedhjen e Presidentit. Sipas rezultateve të deritashme kryeson Emanuel Macron me 28,3% i ndjekur nga Marine Le Pen me 23%. I treti u rendit kandidati komunist Jean-Luc Melenchon me 22,2%. Ndërsa Eric Zemmour, publicist, i njohur si ekstrem i djathtë mori vetëm 7,2% të votave, pra, gati dy milionë votues. Republikanët, pasardhësit e  Shirak dhe Sarkozy të përfaqësuar nga Valeri Pecresse e cila bindi vetëm 4,6% të votuesve francezë.

Akoma më dobët u klasifikuan socialistët me kryetaren e bashkisë së Parisit, Hidalgo me 1, 9% të votova. Macron dhe Le Pen shkojnë kështu në raundin e dytë të balotazhit që zhvillohen në datën 24 prill. Valeri Pecresse e Republikanëve, qendra e djathtë, Socialistja Hidalgo dhe përfaqësuesi i të gjelbërve u bënë thirrje mbështetësve të tyre të votonin presidentin në detyrë, E. Macron, si e keqja më e vogël përballë Marine Le Pen të cilën e quajtën kërcënim real për demokracinë franceze dhe Bashkimin Evropian, dhe sipas tyre, një mike e afërt e Vladimir Putin.

Të tjerë kandidatë, u shprehën se nuk do mbështesin askënd prej tyre në balitazhin e 24 prillit.

Përcaktues për fitoren e Presidentit në raundin e dytë do të jenë votuesit komunistë të Melenchon dhe ata të Eric Zemmour i mbështetur në fushatë edhe nga vet  mbesa e Marine Le Pen, Marion Marechal u bëri thirrje mbështetësve të tij,  të mbështesin në raundin e  dytë Marine Le Pen edhe pse pati shumë padakordësi  karshi qëndrimeve të saj të paqarta për politikat e emigracionit gjatë fushatës.

Komunisti i “Bashkimit Popullor”, Melenchon u shpreh, “se ne tani e dimë për kë nuk duhet të votojmë”, duke e theksuar disa herë “se nuk duhet t’i japim asnjë votë të vetme Marine Le Pen”, por nuk theksoi për kë duhet të votojnë, duke e lënë kështu në dorën e secilit nga mbështetësit e vet, nëse duhet të votojnë për Macron, a jo.

Abstenuesit e këtyre zgjedhjeve përbënin gati 26,2%. Përqindja më e lartë e abstenuesve ishte në Paris. E veçanta e këtyre zgjedhjeve ishte se dy partitë tradicionale të qendrës së djathtë, Republikanët, dhe Socialistët, pësuan humbje të rëndë, me një mbështetje të dobët, poshtë 5%.

Elektorati i këtyre partive të moderuara tradicionale u pozicionua në partitë e ekstremit të majtë-Melenchon, të qendrës-Macron, dhe të ekstremit të djathtë-Le Pen. Sipas parashikimeve të deritashme, fitues me gjasë, do jetë Macron me një rezultat të ngushtë 51% me 49% ndaj Le Pen.

Ps. Rezultati final për secilin kandidat, del so, por nuk pritet të ketë surpriza.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit