Pas Gjilanit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të vazhdojë vizitat nëpër komunat e Kosovës dhe e radhës është Mitrovica.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë ajo përmes Instagramit, duke iu përgjigjur një qytetari.
Përmes këtyre vizitave nëpër të gjitha komunat e Kosovës, presidentja do të ketë mundësi t’i dëgjojë nga afër problemet e qytetarëve.