Janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja tragjike e ndodhur pak pas mesditës së të martës në Vidhisht të Roskovecit, ku 61-vjeçari Xhevair Hoxha vrau fillimisht bashkëjetuesen e djalit Merushe Hazizi dhe më pas vrau edhe veten.
Mësohet se gjithçka ka nisur 3 vite më parë, kur kur djali i Xhevairit kishte filluar të bashkëjetonte me Merushen, e cila ishte nëna e tre fëmijëve nga një martesë e mëparshme. Djali i Xhevairit kishte ndarë bashkëshorten e tij të parë, me të cilën kishte një vajzë duke filluar të bashkëjetonte me 30-vjeçaren Merushe Hazizi, e cila kishte nga ana e saj tre fëmijë të tjerë.
Kjo gjë nuk është miratuar nga Xhevair Hoxha tre vite më parë duke bërë që çifti i ri të shkonte për të jetuar në një shtëpi me qira në Fier. Ndërkohë që ndodhte kjo, 61-vjeçari ishte betuar se do ta vriste 30-vjeçaren, e cila sipas tij i shkatërroi familjen e të birit.
Prej një jave çifti ishte kthyer për të jetuar në Vidhisht të Roskovecit edhe pse e dinin që 61-vjeçari ishte kundër bashkëjetesës së tyre dhe i kishte kërcënuar më herët.