-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

AKU bllokon 10 ton miell, por mbron biznesmenin

Kryesoret

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi sot se ka bllokuar 10 ton miell në Korçë, pasi i kishte kaluar afati i përdorimit. E ndërsa thekson se bllokoi miellin dhe vendosi gjobë, AKU ka fshehur emrin e subjektit, furrës së bukës duke mos e treguar.

Pyetja që shtrohet është se përse fshihet emri i një subjekti që u kap me shkelje duke rrezikuar jetën e qytetarëve?

“Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, qarku Korçë në vijim të monitorimit të situatës dhe garantimit të sigurisë ushqimore kreu kontrollin zyrtar në subjektin me inicial “B”, me aktivitet “Furrë Buke”, Korçë, ku gjatë kryerjes së procedurës në kushtet e flagrancës u konstatua se në ambientet e magazinimit të subjektit, u evidentua sasia prej 10 ton produkti “Miell” me afat të kaluar përdorimi.

Për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u vendos masë administrative 500’000 lekë si dhe u bllokua sasia prej 10 ton “Miell”, produkt i pasigurt për konsum me destinacion asgjësimin” mbyllet njoftimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit