“5pyetjet.al” zbardh detaje të reja nga debati me dyer të mbyllura brenda grupit të PD-së.
Deputeti i PD, Ferdinand Xhaferaj deklaroi se për grupin e PD Yuri Kim është ambasadore e nderuar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jo ‘guvernatore’, sikur e etiketon Sali Berisha.
“Për grupin e PD, Yuri Kim është ambasadore e nderuar e SHBA-ve dhe jo guvernatore!
Si Berisha, si Alibeaj nuk po bëjnë përpjekje për bashkim, s’po bëni bashkim por rrënim” tha ai.