-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha ironizon Alibeaj: Është vetëshpallur kryetar, i vetmi që kundërshtoi deputetët

Kryesoret

Në një prononcim për mediat jashtë selisë blu pas mbarimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar, Sali Berisha tha se i vetmi që kundërshtoi mbledhjen ishte i vetëshpalluri kryetar Enkelejd Alibeaj.

Përbashkimi i PD ka patur vështirësi, por ekziston një vullnet i gjerë si në baze si te deputetë për të zhbërë një periudhë të shkurtër përçarje, por po ju them në këtë kontekst u shprehëm publikisht se ne e pranojmë si kryetar grupi edhe pse në 11 dhjetor është i shkarkuar nga detyra. Duheshin bere hapa në këtë drejtim. Por një njeri dha dorëheqjen, iku që pasoi një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete të vërteta të hidhura si dosjen ruse psh. Unë e kam mohuar vetë, por dolën gabim të dhënat që kisha unë. Por ka edhe një gjë tjetër. Pa asnjë tager, Alibeaj padit PD në gjykatë. Padit një proces që demokratet e kanë pranuar. Yuri kim ka bërë presion në gjykatë.”, tha Berisha.

“E domosdoshëm për konsolidimin e PD. Predominoi totalisht shqetësimi i deputeteve për një proces gjithëpërfshirës dhe transparent, dhe unë e vlerësova shumë. Mund t’ju them se kontrastonte me qëllimet e të gjithë deputetëve, i vetëshpalluri kryetar i PD (qesh) që kur apo të themi, më shumë i vetëshpallur, por kur ke mendje në kokë, e kupton se qesharak s’mund të bëhesh. Duke besuar se është kryetar PD-je, u përpoq në mënyrat vulgare të manipulojë. Edhe grupin, por dështoi në çdo përpjekje.”, theksoi me tej Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit