-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bisedimet kanë prekur fundin për Putin-in, Ukraina i hedh poshtë pretendimet e tij

Kryesoret

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar të martën se bisedimet e paqes me Ukrainën kishin hyrë në një rrugë pa krye.

Duke iu drejtuar luftës në publik për herë të parë që kur forcat ruse u tërhoqën nga veriu i Ukrainës pasi u ndalën në portat e Kievit, Putin premtoi se Rusia do t’i arrijë të gjitha qëllimet e saj “fisnike” në Ukrainë.

I pyetur nga punonjësit e agjencisë ruse të hapësirës nëse operacioni në Ukrainë do t’i arrinte qëllimet e tij, Putin tha: “Absolutisht. Unë nuk kam fare dyshim”.

Rusia do të vazhdojë “në mënyrë ritmike dhe të qetë” operacionin e saj, por përfundimi më i rëndësishëm strategjik ishte se rendi ndërkombëtar unipolar që Shtetet e Bashkuara kishin ndërtuar pas Luftës së Ftohtë po shpërbëhej, tha Putin.

Putin shtoi se Rusia nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të luftonte, sepse duhej të mbronte rusishtfolësit e Ukrainës lindore dhe të parandalonte ish fqinjin e saj sovjetik që të shndërrohej në një trampolinë anti-ruse për armiqtë e Moskës.

Nga ana tjetër kreu i delegacionit ukrainas në bisedimet me Rusinë, David Arahamiya, hodhi poshtë pretendimet e Presidentit rus se Ukraina gjoja kishte braktisur Komunikatën e Stambollit dhe kishte ndryshuar qëndrim.

“Negociatat mbi një marrëveshje mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën po vazhdojnë online. Pala ukrainase i përmbahet komunikatës së Stambollit dhe nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj, pavarësisht deklaratave të Ministrit të Jashtëm rus”, tha Arahamiya.

Sipas tij, dallimi i vetëm është se pala ukrainase nuk i merr parasysh të gjitha çështjet shtesë që nuk ishin përfshirë në komunikatën e Stambollit.

“Ndoshta kjo ka çuar në një keqinterpretim të gjendjes aktuale të procesit të negociatave”, shtoi Arahamiya.

Perëndimi e ka dënuar luftën si një rrëmbim brutal i tokës në stilin perandorak që synon një vend sovran. Ukraina thotë se po lufton për mbijetesën e saj pasi Putin-i aneksoi Krimenë në vitin 2014 dhe më 21 shkurt njohu dy nga rajonet e saj separatiste si sovrane.

Putin hodhi poshtë sanksionet e Perëndimit, të cilat e kanë çuar Rusinë drejt recesionit të saj më të keq që nga vitet pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, si një dështim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit