Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mesditën e sotme në Roskovec ka folur për mediat vjehrra e viktimës, Merushe Hazizit.
Ajo ka treguar se shkaku kryesor që burri i saj, Xhevair Hoxha vrau nusen dhe më pas veten ishin pronat, sepse nusja e kishte kërcënuar shpesh herë që do ta nxirrte nga shtëpia.
“Kjo shtëpi është e Xhevairit. Ajo i thoshte ik se nuk ke shtëpi këtu. Një djalë kemi ne, Fatjonin. Xhevairi i ndërtoi dhe nuk i gëzoi këto shtëpi. Edhe nusja e parë prandaj iku e shkreta se djali shkonte me këtë. Me zor erdhi djali të rrinte këtu”, tregon ajo.
Po ashtu ajo tregoi se djali i dilte në mbrojtje nuses në debatet që ajo kishte me të atin e tij, si dhe djali ishte divorcuar nga martesa e parë si i shkak i lidhjes që kishte me Merushen.