Oerd Bylykbashi, pjesë e grupit të Rithemelimit nuk ishte pjesë e mbledhjes në selinë blu.
Mësohet se mungesa e tij ka qenë shenjë revolte ndaj kryetarit aktual të PD-së, Alibeajt.
Sipas Bylykbashit edhe gjatë javëve te fundit Alibeaj nuk ka ndihmuar bashkimin e grupit parlamentar, duke i ndarë deputetët në deputetë të Partisë Demokratike dhe deputetë të përjashtuar nga PD.
Ai ka shprehur dhe më herët mos njohjen e tij si Alibeajt si kryetar të PD-së, si pasojë e vendimit të gjykatës për Kuvendin e 11 dhjetorit.