-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Filmoi veten duke përdhunuar një foshnjë ukrainase arrestohet ushtari i Putinit

Kryesoret

Volodymyr Zelensky ka akuzuar trupat ruse për kryerjen e ‘qindra përdhunimeve’ duke përfshirë sulme seksuale ndaj fëmijëve të vegjël.

Banda e Putinit ka qenë e lidhur me një varg mizorish të tmerrshme në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë përdhunimin brutal dhe vrasjen e grave dhe fëmijëve, shpesh përpara anëtarëve të familjes së tyre. Moska i ka mohuar pretendimet.

Një ushtar rus madje është arrestuar pasi dyshohet se ka regjistruar veten duke abuzuar me një foshnjë ukrainase, shkruan Daily Mail.

Duke folur sot me ligjvënësit lituanezë, Zelensky tha: “Në zonat e çliruara nga pushtuesit, regjistrimi dhe hetimi i krimeve të luftës të kryera nga Rusia vazhdon. Varreza të reja masive gjenden pothuajse çdo ditë.”

“Dëshmitë janë duke u mbledhur. Mijëra e mijëra viktima. Qindra raste torture. Trupat vazhdojnë të gjenden në kanale dhe bodrume.”

“Janë regjistruar qindra raste të përdhunimeve, përfshirë ato të vajzave të reja dhe fëmijëve shumë të vegjël. Edhe për një fëmijë!’

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda u përgjigj duke thënë: “Është thjesht e pamundur të imagjinohet një tmerr i tillë”.

Shkalla e brutalitetit ka bërë që një grup ukrainas të të drejtave të informojë OKB-në se përdhunimi po përdoret si një armë lufte nga Kremlini.  

Kateryna Cherepakha, presidente e La Strada-Ukraine, tha se linjat e urgjencës të organizatës së saj kishin marrë telefonata të cilat akuzonin ushtarët rusë për nëntë raste të përdhunimeve që përfshinin 12 gra dhe vajza.

Ajo i tha OKB-së: ‘Kjo është vetëm maja e ajsbergut. Ne e dimë dhe shohim që dhuna dhe përdhunimi përdoren tani si armë lufte nga pushtuesit rusë në Ukrainë.’

Një djalë 11-vjeçar është në mesin e viktimave të supozuara pasi u raportua se u përdhunua nga trupat ruse në sy të nënës së tij, e cila ishte e lidhur në një karrige dhe e detyruar të shikonte.

Komisionerja parlamentare e Ukrainës për të Drejtat e Njeriut, Lyudmila Denisova tha se djali u sulmua në Bucha, ku u gjetën dhjetëra civilë të vdekur që kishin shenja torture.

Denisova pohoi gjithashtu se pesë ushtarë në ushtrinë e Putinit përdhunuan një vajzë 14-vjeçare që ka mbetur shtatzënë.

Ndërkohë, një nga ushtarët e Putinit është arrestuar pasi u shfaqën pamjet që ai dyshohet se përdhunonte një foshnjë në Ukrainë.

Alexei Bychkov, 24 vjeç, i dërgoi pamjet e neveritshme një shoku rus përpara se të arrestohej të shtunën, raporton Daily Mail. 

Ushtari thuhet se ka shpërndarë video të tjera të abuzimit të tij me fëmijët me miq dhe kolegë të tjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit