“5pyetjet.al” ka siguruar foton e Nazmi Bandulës, 55-vjeçarit që u ekzekutua mëngjesin e sotëm në një lokal në lagjen “Partizani” duke pirë kafe.
Ai ishte së bashku me një tjetër person në kafe kur u qëllua nga një makinë në lëvizje me breshëri. Plumbat nuk i dhanë asnjë shans duke humbur jetën në vend.
Kamerat e sigurisë dyshohet se kanë kapur momentin e ekzekutimit dhe të largimit të autorëve.
Bandula rezulton një person me precedent dhe i skeduar në dosjet e drejtësisë për disa vepra penale, ndërsa dy vite më parë i shpëtoi një atentati me eksploziv.
Ai ishte arrestuar edhe për një sherr me vëllanë për cështje pronësie.