Kryeministri Albin Kurti është pyetur sot në konferencë për takimin e ambasadorit serb, Marko Gjuriq me presidentin amerikan Joe Biden, që shkaktoi reagime në Kosovë.
Kurti thotë se takimi më shumë ka qenë për të bërë një foto.
“E ka takuar fare shkurtimisht, më shumë për foto se sa për bisedë Joe Bidenin. Të gjithë ambasadorëve iu bie ta bëjnë këtë gjë. Është e padrejtë, e gabueshme, e dëmshme të fryhet kjo gjë përtej domethënies protokollare e zyrtare që ka. Në maj do të udhtëoj në SHBA për takime atje’’, tha Kurti.