Kryeministri Albin Kurti ka folur për aksidentin ku u përfshi ministrja Rozeta Hajdari , që përplasi një fëmijë 9 vjeçar.
‘’Shpreh keqardhjen e thellë për aksidentin ku është lënduar fëmija. Nuk kam informacione të tjera përpos asaj që ka thënë Rozeta Hajdari. Unë asaj i besoj, nuk ka shenja në asfalt të frenimit. Nuk ka pasur shpejtësi më të madhe se që duhet. Kamerat janë aty dhe gjithçka do të sqarohet shumë shpejt.’’