Përfaqësuesit e selisë së PD=së në Elbasan janë ngritur kundër vendimeve të Berishës duke i konsideruar ato si përçarje të partisë.
Kryetari i degës atje Eugen Isai në një konference për mediat ka kundërshtuar riorganizimin që po bën Sali Berisha në bazë.
“Si detyrim për demokratët e bashkisë Elbasan jam këtu bashkë me një pjesë të kryesisë për të folur për procesin e emërimeve që grupi i rithemelimit ka bërë në strukturat e PD në Elbasan. Them emërime sepse për herë të parë në 31 vite në këtë forcë politike janë bërë emërime. 217 kryetarë seksionesh në bashkinë Elbasan në partisë demokratike nuk janë votuat janë emëruar, nga 43 grup seksione, 42 janë emëruar. I vetmi grup seksion ku është bërë votim, ku drejtuesit e foltores nuk ranë dakord për njëri-tjetrin për emërimin. Në bashkinë Elbasan ka vetëm emërime, është një proces fals, ne nuk kemi qenë, nuk jemi he nuk do të jemi pjesë e këtij procesi. Ky proces përçan akoma më shumë PD. Sfidoj drejtuesit e foltores të më provojnë të kundërtën. I sfidoj përveç një grup seksioni të votuar, nuk ka votime askund”, tha ai.