Forca të shumta policie mbërritën në fshatin Vidhishtë, Roskovec, pak pas mesditës së të martës, ku dy persona u gjetën të vdekur.
Xhevair Hoxha, 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen Merushe Hazizi, 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese.
Banorët kanë treguar se janë shokuar kur kanë dëgjuar lajmin. “Nuk kam dëgjuar asgjë për konflikte, nuk di të them, shumë njerëz të mirë”, ka thënë një banore.
Ndërsa një tjetër banore e fshatit tha se nuk dinte që familja të kishte probleme dhe se të vërtetën e të gjithë situatës e dinë vetëm familjarët.
Nuk dimë gjë për probleme, atë e di familja. Ne jemi pak si të largët, nuk i dimë detajet”, ka thënë një tjetër qytetarë.